
Bulizimi përpara bulizimit!
Duke folur për bulizmin, dhunën.. në faktë ne po përhapim bulizëm dhe dhunën… duke përshkruar agresorin ne popullatës i ja protretizojm “dhunuesin, bulzuesin”… …sot është humb kufiri diferencues mes “viktimës dhe agresoriit”.. flasim vetëm kur kemi qenë viktim dhe ua lëmë të tjerëve të na mbajn mend kur kemi qenë agresor”.
Prandaj, ndiej nevojën të rendis keqkuptimet themelore në lidhje me dhunën që kam dëgjuar si nga “njerëz të zakonshëm” ashtu edhe nga profesionstët.
Sa e sa ligjerata, debate TV etj janë zhvilluar mbi format e dhunës (emocionale, psikike, sociale, kibernetike, materiale) sërish tek popullata kriter për përcaktimin e dhunës mbetet kriteri fizikë- rrahje, shuplakë, shkulje flokësh, grushtim) dhe aty s’duhet shumë për të profilizuar agresorin (në bazë të gjinisë, moshës, statusit ekonomik etj) ashtu siç nuk duhet shumë kohë për të profilizuar “viktimën”. Popullata (ose një pjesë e saj) ende e ka problem për të përcaktuar nëse shuplakat, krehja e veshit.. e fëmijësë … llogaritet “edukim” ose “dhunë”???
Rasti i fundit “rahja mes dy vajzave të mitura të klasës së VI.
Përmes zhvillimit të ndjeshmërisë ndaj “dhunës, bulizimit…” ne në faktë drejtpërsëdrejti i fryjmë zjarrit dhe nxisim “fëmijë, adoleshent, të rritur të reagojn ndaj çdo kominikimi (fjalë, veprim..) që manifestohet nga “bashkëfolësit”…me vlerësim nëse është “bulizim ose dhunë”. Populli thotë thjesht kërkojmë “qime në vezë”. Disi, kemi ulë si tepër “pragun e tolerancës” dhe qëndrojmë në një fije tehu “të të reaguari shpejt dhe dhunshëm” duke trajtuar (analizuar) çdo veprim, fjalë si “të qenurit bulizuese, dhunë”… Kemi parë dhe në të ardhmen do vazhdojm të shohim dhe dëgjojmë storie të ngjashme si kjo e “2 vajzave të klasës së VI” .
Zhvillova një kërkim të shpejtë në internet dhe rezultoi se 80 % e statuseve, debateve mbi dhunën, rezulton të jenë të fokusuara në dy segmente “dhuna ndaj gruas” dhe “dhuna fizike”. Kjo në vetvete nuk do të ishte kaq shqetësuese nëse nuk do të nënkuptonte edhe sa vijon: Kur flasim për dhunën, bulizmin etj dhe e përcaktojmë vetëm në saje të kriterit fizikë, ne në faktë deri te auditori (fëmijët adoleshentët, të rriturit etj) përçojmë një mindset atëj të “dhunës fizikë”, respektivisht “qëroni hesapet përmes grushteve”. Nga ana tjetër, kur merret parasyshë fakti se “ligji i më të fortit” ka mbizotëruar gjithmonë, atëherë dihet epilogu … ja si ky në Tetovë (i dy vajzave 10 vjeçare), atij para 3 muajve në Shkup, në Gjilan – vajza e mitur dhunohet nga bashkëmoshataret etj.
Disa fjalë për parandalimin e dhunës!
Parandalimi i bazuar në edukim, pa përfshirë sanksionet ligjore, është vetëm një “përpjekje e dëshiruar”. Kur dëgjoj se duhet të punojmë më shumë për parandalimin dhe më pak për penalizimin (ndëshkimin), vendos një pikë dhe çuditësja kalon në pikëçuditëse. Së pari, % e sanksionimeve (në shkollë, nga drejtësia etj) është qesharake ndër 5% Së dyti, penalizimi është i nevojshëm sepse një nga qëllimet themelore të penalizimit është pikërisht parandalimi. Kur sanskionojm, në faktë nuk po i themi vetëm një personi “nuk duhet ta bësh këtë”, po i dërgojmë mesazhin të gjithë shoqërisë “nuk duhet ta bësh këtë”. Së treti, duhet të dijmë se “dhunshmëria është veti karakteri” një herë i dhunshëm/ngacmues çdoherë i dhunshëm/ngacmues. Dhuna nuk është një incident. Është një model i përhershëm sjelljeje. Ngacmuesit janë thjesht të dhunshëm. Pikërisht, edukimi pa sanksionim do prodhojë më shumë dhunë dhe bulizëm. Fakti që njerëzit e dhunshëm janë thjesht njerëz me një karakter të dhunshëm (dhe karakteri, siç e dimë, është një tipar i përhershëm) është gjithashtu arsyeja pse trajtimi psikosocial i njerëzve të dhunshëm ka shumë pak sukses.
Le të mos ketë konfuzion – arsimi profesional dhe cilësor i të gjitha formave sigurisht që ndihmon në kontekstin më të gjerë shoqëror, por ato ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit por jo edhe të ndalimit.



