LajmeMaqedoni

Profesori Fati Iseni: Me studentët për “Gjuhën shqipe”

Prorektori për Arsim dhe Çështje Studentore, në Universitetin “Nënë Tereza” Shkup, Fati Iseni përmes një postimi në profiline tij në FB ka dalur në mbështetje të studentëve të cilët kanë paralajmëruar protestë më 6 Prill. Iseni në një postim të tij shkruan se “Shqiptarët kanë investuar për shtetin që nga Republika e Krushevës, Lufta Antifashiste e deri më sot, përfshirë edhe luftën e vitit 2001, me të cilën përfundimisht u mbyllën, kryesisht, çështjet e hapura në raport me shtetin, dhe kjo reflektoi në lojalitetin e tyre ndaj institucioneve.

Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë elementare dhe, në rastin konkret, përdorimi i gjuhës shqipe askund nuk e dobëson gjuhën maqedonase; përkundrazi, e përforcon tolerancën dhe krijon kohezion më të balancuar mes bashkësive në këtë nënqiell të përbashkët.”, shkruan Top24
Fati Iseni:
Me studentët për “Gjuhën shqipe”
“Summum ius, summa iniuria” (drejtësia më e madhe është padrejtësia më e madhe), thonin romakët.
RMV-ja është shtet multietnik, ndërsa maqedonasit me 54.21% dhe shqiptarët me 29.52% janë dy bashkësitë më të mëdha në vend; rrjedhimisht, ky shtet është i përbashkët dhe bashkë me te edhe hiseja dhe përgjegjësitë janë të përbashkëta.
Shqiptarët kanë investuar për shtetin që nga Republika e Krushevës, Lufta Antifashiste e deri më sot, përfshirë edhe luftën e vitit 2001, me të cilën përfundimisht u mbyllën, kryesisht, çështjet e hapura në raport me shtetin, dhe kjo reflektoi në lojalitetin e tyre ndaj institucioneve.
Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë elementare dhe, në rastin konkret, përdorimi i gjuhës shqipe askund nuk e dobëson gjuhën maqedonase; përkundrazi, e përforcon tolerancën dhe krijon kohezion më të balancuar mes bashkësive në këtë nënqiell të përbashkët.
Besoj se establishmenti politik relevant në shtet funksionon mbi bazën e principeve evroperëndimore dhe nuk do të lejojë që të drejtat e fituara të shqiptarëve të krasiten me abrogime apo keqinterpretime të ligjeve të caktuara, të cilat do ta kthenin kohën mbrapsht e, bashkë me të, edhe vetveten dhe vetë shtetin.
Të gjithë ne duhet të respektojmë njëri-tjetrin, duke respektuar edhe vlerat kulturore të të gjitha bashkësive etnike, meqë të gjithë së bashku e sendërtojmë këtë mozaik të bukur.
Jo urrejtjes dhe stereotipeve me koncepte anakronike!
Si profesor dhe, mbi të gjitha, si prind, i përgjigjem thirrjes së sinqertë të studentëve duke i mbështetur fuqimisht në luftën për kauzën e tyre, dhe më 6 prill 2026, ora 12:30, do të jem në mesin e tyre për të kërkuar drejtësi dhe barazi.
Me respekt,
Prof. Fati Iseni
Prorektor për Arsim dhe Çështje Studentore,
Universiteti “Nënë Tereza” Shkup

Related Articles

Back to top button
Close
Close