LajmeMaqedoni

Pollozhani: Protesta e studentëve në 6 Prill është një thirrje e qartë për reflektim mbi stabilitetin politik dhe shoqëror në Maqedoninë e Veriut

Profesoresha në Universitetin e Tetovës, Vlona Pollozhani përmes një postimi në profilin e saj ka dalur në mbështetje të protestës së studentëve të paralajmëruar më 6 Prill. Pollozhani thekson se Protesta e studentëve në 6 Prill është një thirrje e qartë për reflektim mbi stabilitetin politik dhe shoqëror në Maqedoninë e Veriut. Një nga shtyllat më delikate të shtetndërtimit është barazia gjuhësore si parakusht për bashkjetesë, shkruan Top24

Ajo në nënvizon se “Baza kushtetuese dhe burimi i se drejtës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve është Marrëveshja e Ohrit (amendamenti V). Ky status sanksionon parimin e barazisë efektive dhe karakterin shumetnik të shtetit, duke e shndërruar përdorimin e gjuhës nga një çështje identitare në një normë imperative (jus cogens). Çdo tentativë për kontestimin apo reduktimin e kësaj të drejte përmes interpretimeve të ngushta juridike, cenon parimin e pacta sunt servanda ( marreveshjet duhet te zbatohen) në raport me marrëveshjet shtetndërtuese, i cili eshte parim qe perben shtyllen e sigurise juridike. Sipas parimit pacta sunt servanda, interpretimi i ligjit duhet bërë gjithmonë në favor të realizimit të qëllimit të tij” shkruan Pollozhani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close