
Tanja Karakamisheva është kryetare e grupit punues që po merret me përpilimin e zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pas shfuqizimit të “Balancuesit” në Gjykatën Kushtetuese.
Karakamisheva është profesoreshë universitare e cila ka pasur shumë angazhime akademike, e përcjellur me po aq kundërthënie dhe polemika në qëndrimet e saj politike, sidomos kur bëhet fjalë për pozitën e çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë grup punues ka dhe shqiptarë. Nga propozimi deri te zbatimi në praktikë i këtij ligji, procesi është i gjatë dhe madje mund të kalojnë dhe vite.
Zëvendësministri shqiptarë në qeverinë e Hristijan Mickoskit, Izet Mexhiti ia ka besuar Tanja Karakamishevës pozitën e kryetares së grupit punues që përpilon ligjin për përfaqësim të drejtë, e cila përbëhet nga: Aleksandat Spasenovski, Denis Preshova, Jeton Shasivari dhe Mersim Maksuti.


