LajmeMaqedoni

“Po sigurohen pamje nga kamerat e sigurisë”, Prokuroria me prononcim rreth vr*asjes në Duqanxhik të Shkupit

Nga Prokuroria njoftojnë se janë siguruar gjurmë nga vendi vendi në Duqanxhik të Shkupit, ku si pasojë e gjuajtjeve me armë ndërroi jetë 31-vjeçari A.S. nga Shkupi. Nga Prokuroria thonë se është dhënë urdhër që të sigurohen pamjet nga kamerat e sigurisë të objekteve në afërsi të vendngjarjes dhe se po punojnë për identifikimin e autorëve.

“Prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu kontroll në vendngjarje pas përplasjes me armë zjarri gjatë ditës së djeshme pranë Bit Pazarit. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur gjurmë që do të jenë objekt i ekspertizës. Ndaj trupit të të ndjerit do të kryhet autopsi. Me urdhër të prokurorit publik, po sigurohen pamje nga kamerat e sigurisë nga objektet përreth. Po jepen të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen”, thonë nga Prokuroria.

Related Articles

Back to top button
Close
Close