
Prindërit e Kate Middleton, Carole dhe Michael Middleton, kanë qenë pronarë të një biznesi të suksesshëm përpara se vajza e tyre të martohej me Princin William dhe të bëhej pjesë e familjes mbretërore. Por kush ishte ajo para se të bëhej një figurë publike kaq e njohur?
Kate Middleton lindi më 9 janar të vitit 1982 në Reading, Angli. Ajo është vajza më e madhe e Carol dhe Michael Middleton dhe ka edhe një motër, Pippa dhe një vëlla, James. Prindërit e saj kishin një jetesë relativisht të begatë, me të atin Michael që kishte lindur në një familje të pasur të lidhur me aristokracinë dhe që kishte studiuar në kolegjin prestigjoz ‘Clifton’ në Bristol. Nga ana tjetër, e ëma e saj, Carole, kishte një jetesë më modeste duke u rritur në një apartament në Southall të Londrës, dhe ishte vajza e një shitëseje dhe një piktori, gjyshi i saj ishte minator.








