LajmeRajonTopLajm

Presidenti Zelensky firmos vendimin! Ukraina tërheq ushtarët nga Kosova

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës, ka firmosur vendimin për kthimin e paqeruajtësve ukrainas që janë të shpërndarë me misione nëpër botë.

Kjo është bërë e ditur nga zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga, i cili e ka publikuar dekretin.

“Presidenti i Ukrainës V. Zelensky ka vendosur të tërheqë paqeruajtësit ukrainas, ushtarë shumë profesionistë, nga të gjitha misionet në mbarë botën, së bashku me pajisjet e tyre, për të forcuar ushtrinë tonë tani në përgjigje të agresionit rus”, ka shkruar Sybiha në Facebook.

Ndryshe, sipas të dhënave të NATO-s, në Kosovë momentalisht shërbejnë rreth 40 ushtarë ukrainas./21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close