LajmeMaqedoniTopLajm

Ja kush propozohet për ambasador, mes tyre dy të njohur

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se pas dekretit të nënshkruar nga ana e Presidentit Stevo Pendarovski, janë përcaktuar propozimet për Ambasadorë të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Kanada, OKB.

  • Agnesa Rusi Popovska për Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë.
  • Agron Buxhaku për Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe
  • Lubomir Fërçkovski për Ambasador i jashtzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Me këtë, numri i vendeve të plotësuara- Ambasadorë dhe Konsull të Përgjithshëm, në Përfaqësitë tona Diplomatike- Konsullore, gjatë mandatit tim është rritur në 24. Procesi i plotësimit të vendeve të lira për Ambasadorë do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka shkruar Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close