
Në një intervistë për CMG ,Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva shtjelloi axhendën e samitit të sivjetshëm të liderëve të 20 ekonomive më të fuqishme botërore, si dhe rezultatet e bashkëpunimit të vendit të tij me palën kineze.
Sipas tij, gjatë samitit, Brazili do të iniciojë krijimin e “aleancës globale kundër urisë dhe varfërisë”, e cila është jo vetëm ndaj anëtarëve të G20, por edhe të gjitha vendeve të botës. Përveç kësaj, në axhendën e diskutimeve të pjesëmarrësve do të përfshihen edhe transformimi energjetik, përballja e ndryshimeve klimatike, përmirësimi i cilësisë ujore e ajrore, roli i institucioneve financiare si FMN dhe Bankës Botërore.
Për sa i përket bashkëpunimit me Kinën, Presidenti Lula vlerësoi karakteristikat e spikatura të përplotësimit reciprok në fushat ekonomiko-tregtare, kulturoro-njerëzore, duke vënë në dukje mundësitë më të mëdha në udhëheqjen e transformimit të gjelbër dhe ngritjen e zërave të Jugut Global në arenën ndërkombëtare.



