
Të reshurat e shiut kanë bërë që uji në Tetovë të ketë erë dhe shije. Sipas Qendrës për Shëndet Publik kjo vjen pasi ka rënie të gjetheve në vendet malore dhe në burim. Megjithëkëtë, mjeku Ratko Davidoski nga kjo Qendër pohon se uji është i sigurt për pije. Shton se cilësia e ujit ka rënë, por ai vazhdon të jetë i pijshëm.
“Këtë radhë shumë pakënaqësi dhe shqetësim tek qytetarët dhe janë të arsyeshme pasi që këtë vjeshtë, ka shumë ndryshim, para së gjithash të shijes dhe erës së ujit të pijshëm dhe vetë kjo tregon shqetësim për shëndetin e tyre, megjithatë me përgjegjësi mund të them se nuk ka rrezik për shëndetin e njerëzve, shija dhe era janë kategori subjektive, kështu që siguria e ujit rregullisht testohet. Uji për pije është i sigurt dhe kush mund ta pije la ta pijë dhe kush nuk mundet të mos e pijë. Është i sigurt me ulje të cilësisë”, deklaroi Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik.



