Lajme

Presidenti Ademi në Stamboll, Kosova në negociata me ish-trajnerin e Uzunit dhe Spanjës

Përfaqësuesja e Kosovës është vendosur në kërkim të një trajneri të ri pasi mbylli bashkëpunimin me Primoz Glihën. Tekniku slloven dhe “Dardanët” nuk arritën kurrë të kishin “kiminë” e duhur ndërsa mungonte “fryma” pozitive dhe sigurisht rezultatet.

Tashmë, vëmendja është kthyer nga alternativat e reja dhe ai që duket në “pole position” për stolin e “Dardanëve” është Roberto Moreno. Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi është takuar me spanjollin në Stamboll për t’i propozuar 46-vjeçarit përfaqësuesen “Dardane”.

Eksperienca e fundit e Morenos ishte në stolin e Granadës, aty ku bashkëpunoi edhe me Myrto Uzunin ndërsa më herët ka pasur një aventurë edhe në Francë te Monaco.

Eksperienca në një kombëtare nuk i mungon Morenos pasi për tre muaj drejtoi Spanjën pas largimit të Luis Enriques. Më herët, Moreno kishte mbajtur edhe rolin e ndihmësit të Luis Enriques te “Furia Roja” ndërsa po në rolin e ndihmës-trajnerit ka shërbyer te Roma, Barcelona apo Celta Vigo.

Nëse bisedimet përfundojnë me sukses, atëherë pritet që Moreno të marrë drejtimin e Kosovës në muajin janar dhe të nisë më pas përgatitjet për kualifikueset e Kupës së Botës në vitin 2026

Related Articles

Back to top button
Close
Close