BotaLajmeTopLajm

Presidenca e Trumpit do të ndihmojë patriotët evropianë të “pushtojnë” Brukselin, thotë Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar të thënë se Presidenca e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara do të ndihmojë në nisjen e një vale të dytë të ndryshimeve masive politike të krahut të djathtë në Evropë.

Orbani e ka quajtur këtë një ofensivë për të “pushtuar” Brukselin, raporton Reuters.

“Vetëm disa orë dhe madje edhe dielli do të shkëlqejë ndryshe në Bruksel. Një president i ri në SHBA, një fraksion i madh Patriotësh në Bruksel, entuziazëm i madh”, ka thënë Orban në një fjalim të hënën.

“Kështu që sulmi i madh mund të fillojë. Me kët,ë unë nis fazën e dytë të ofensivës që synon të pushtojë Brukselin.”

Trumpi inaugurohet sot si president i 47-të i SHBA-së. Inaugurimi do të bëhet në ambiente të mbyllura, për herë të parë në disa dekada, për shkak të motit shumë të ftoftë në Washington.

Related Articles

Back to top button
Close
Close