LajmeMaqedoniTopLajm

Posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë nuk do të ekzistojë, kompetencat i kalojnë kryeministrit

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë nuk do të ekzistojë më si dikaster i veçantë në Qeveri.

Sipas tij, portofoli i qeverisjes së mirë do të kalojë drejtpërdrejt nën kompetencat e kryetarit të Qeverisë, si pjesë e ndryshimeve që pritet të zbatohen në kuadër të riformatimit të kabinetit qeveritar.

“Posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë nuk do të ekzistojë më si dikaster i veçantë në Qeveri, por ky portofol do të jetë drejtpërdrejt nën kompetencat e kryetarit të Qeverisë”, deklaroi Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close