BotaLajmeOpinionTopLajm

PORTRET – Erdogan ndërtuesi i madh i Turqisë së shekullit XXI

Në pushtet prej 20 vitesh në Turqi, Recep Tayyip Erdogan, i mbiquajtur “Reis” (”Shefi”) nga mbështetësit e tij, ka lënë gjurmë të thella në vend.

I adhuruar apo i urryer, ish-kryeministri i zgjedhur dhe i rizgjedhur, i cili u bë hiperpresidenti autokratik në bazë të një Kushtetute të ndryshuar, ka shumë aspekte.

Presidenti Erdogan e ka mbushur Turqinë me ura, autostrada dhe aeroporte duke e nisur vendin me shpejtësi të madhe në shekullin XXI dhe duke nxitur një rritje të jashtëzakonshme ekonomike në dekadën e tij të parë në detyrë që ka ushqyer një klasë të re të mesme.

Disa projekte ilustrojnë edhe ambicien megalomane të kreut të shtetit, i cili kishte një pallat me më shumë se 1 000 dhoma të ndërtuar në një kodër të mbrojtur me pyll në Ankara apo ura e tretë mbi Bosfor apo ajo që përshkon ngushticën e Dardaneleve (4,6 kilometra) që nga viti 2022, ura më e gjatë e varur në botë.

Xhamia gjigante ”Camlica” e Stambollit (30 000 vende), me minare 107 metra të larta, shton aeroportin e tretë të qytetit të inauguruar në 2018, linjat hekurudhore të shpejtësisë së lartë, hidrocentralet dhe termocentralet dhe stacionin e parë të energjisë bërthamore të inauguruar këtë javë.

“Projekti i çmendur” – sipas fjalëve të tij – i Kanalit të Stambollit (45 kilometra i gjatë, 275 metra i gjerë), të cilin ai dëshiron ta shpojë paralelisht me Bosforin, vjen kundër mungesës së fondeve.

– Futbollist –

Në lagjen popullore të Kasimpashës, në Bririn e Artë në Stamboll, i riu Recep Tayyip Erdogan luante duke shkelmuar një top me lecka dhe letra, sipas një legjende.

Si adoleshent, shtati i tij i gjatë – 1,85 metra – e bëri atë një qendërsulmues të kërkuar për klubet, përpara se t’i jepeshin oferta nga klube profesionale, përfshirë ”Fenerbahçen” prestigjioze në Stamboll.

Por, babai i tij, një marinar i ashpër nga Deti i Zi, i imponoi studimet fetare.

Recep Tayyip Erdogan dorëzohet pa dëshirë, por do të qëndrojë pranë stadiumeve, duke u njohur me lojtarë të mëdhenj turq.

Në vitin 2014, të afërmit e partisë së tij AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, islamo-konservatore) morën klubin e Stambollit, ”Basaksehir Istanbul”, i cili fitoi kampionatin kombëtar, për herë të parë në 2020.

– I devotshëm –

Babai i tij me kënaqësi do ta kishte destinuar për një karrierë si imam. Në Turqinë laike të Mustafa Kemal Ataturkut, i riu ndoqi shkollat ​​e para publike fetare, të cilat kombinonin studimin e Kuranit dhe lëndët laike.

Stërvitja e tij në shkollën e mesme të predikuesit informon fuqishëm ngritjen e tij. Islami do të jetë një element mobilizues i elektoratit të tij, si partia e tij, AKP.

Erdogan mbron devotshmërinë, vendoset si mbrojtës i familjes së kërcënuar sipas tij nga lëvizjet për emancipimin e grave dhe LGBTQ + dhe kufizon shitjen e alkoolit, kur ishte  kryetar i bashkisë së Stambollit (1994-1998).

Në vitin 2020, ai po shndërron ish-kishën e Shën Sofisë dhe ish-kishën e Shën Shpëtimtarit në Chora, në Stamboll, në xhami.

– Tribuna –

Recep Tayyip Erdogan ka shfrytëzuar maksimalisht mjeshtërinë e tij ndaj turmave dhe televizionit. I aftë për të mbajtur deri në tetë takime në ditë, ai puth foshnja apo përqafon  plaka.

Në rrjedhën populiste që i siguroi sukses, ai shumëfishoi rritjen e pensioneve.

Mediat proqeveritare ultra dominuese transmetojnë çdo fjalim drejtpërdrejt.

Sipas Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit (RTÜK), ndërmjet 1 prillit dhe 1 majit, televizioni shtetëror TRT i dha 32 orë transmetim të drejtpërdrejtë fjalimeve presidenciale dhe 32 minuta rivalit të tij opozitar, Kemal Kiliçdaroglu.

Për më tepër, renditja e fundit vjetore e Reporterëve pa Kufij (RSF) e ktheu Turqinë në vendin e 165-të nga 180, një rënie prej 16 vendesh në një vit.

– Grindavec –

Presidenti turk mundi të përdorë pozicionin unik të Turqisë, mes Evropës dhe Lindjes së Mesme, si roje e brigjeve jugore të Detit të Zi.

Që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë, ai i ka menaxhuar marrëdhëniet e tij me dy palët ndërluftuese pa tjetërsuar mbështetjen e homologut të tij rus Vladimir Putin, nga i cili varet për nevojat energjetike të vendit dhe as duke tjetërsuar aleatët e tij në NATO.

Nga ana tjetër, Turqia ka rritur mosmarrëveshjet me shumicën e fqinjëve të saj, nga Siria e Bashar al-Assadit, në Egjiptin e marshall al-Sissit, nga Greqia në Irak, Izrael dhe vendet e Gjirit.

I shqetësuar për të mbrojtur të ardhmen, gjatë 18 muajve të fundit ai ka ndërmarrë një sipërmarrje të madhe pajtimi me shumicën prej tyre. /ATSH-AFP/ 

Related Articles

Back to top button
Close
Close