BotaLajme

Rekord humbjesh që nga fillimi i luftës, ukrainasit rrëzojnë një bombardues, aeroplan luftarak dhe dy helikopterë rusë

Ushtria ruse gjatë ditës së djeshme ka humbur katër fluturake, që është një rekord kur bëhet fjalë për humbjet në një ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Sipas disa mediave ruse dhe atyre ukrainase, rusët gjatë ditës kanë mbetur pa bombardues Su-34, aeroplanin luftarak Su-35 dhe dy helikopterë transportues Mi-8.

Për rrëzimin e aeroplanit luftarak Su-34 dhe helikopterët rusë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS, që theksoi se fluturaket janë rrëzuar në rajonin rus Bryansk.

“Aeroplani u rrëzua në afërsi të kufirit ukrainas. Akoma nuk dihet nëse anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën. Helikopterët gjithashtu janë rrëzuar në këtë rajon, kurse dy anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën”, shkruan TASS.

Gjithashtu një prej aeroplanëve më të mirë luftarak rus Su-35 është rrëzuar gjithashtu në rajonin e Bryansk.

Për rrëzimin e fluturakeve ruse është deklaruar edhe këshilltari i presidentit ukrainas Mikailo Podolyak, i cili tha se fluturaket kishin për qëllim të realizonin sulme në Ukrainë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close