BotaLajmeTopLajm

Zgjedhjet në Turqi/ Raportohet pjesëmarrje masive në 4 orët e para

Radhë të gjata janë krijuar në Turqi pas hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Rreth 64 milionë votues (nga një popullsi totale prej 85 milionë) janë regjistruar në listat zgjedhore.

Prej tyre, 3.4 milionë kanë votuar tashmë jashtë vendit ndërsa 5.2 milionë do të votojnë për herë të parë.

Qindra vëzhgues janë në 50,000 qendrat e votimit që u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00 duke përfshirë zonat e Turqisë jugore, të cilat pësuan dëme të tmerrshme kur tërmetet vrasëse goditën më 6 shkurt.

Me më shumë se katër orë që nga fillimi i votimit në Turqi, vëzhguesit kanë raportuar një pjesëmarrje të lartë në të gjitha qytetet turke. Duke raportuar nga Ankaraja, Farah Al-Zaman Shawwqi e Al Jazeera Arabic tha se ajo vuri re një pjesëmarrje të madhe në qendrat e votimit.

“Kjo tregon se konkurrenca është shumë e ashpër. Ka zyrtarë dhe politikanë që do të votojnë në qendër. Kjo nënvizon rëndësinë simbolike të Ankarasë”, tha Shawqi.

Dy nga tre kandidatët presidencialë, Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan, kanë votuar tashmë. Pjesëmarrja në zgjedhjet turke është përgjithësisht e lartë. Në vitin 2018, gati 87 për qind e votuesve me të drejtë vote votuan.

Related Articles

Back to top button
Close
Close