BotaLajme

Politikani francez kërkon kthimin e Statujës së Lirisë, reagon Shtëpia e Bardhë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kritikon politikanin francez që kërkon kthimin e Statujës së Lirisë, duke thënë se Franca duhet të jetë mirënjohëse që “nuk flet gjermanisht tani”. Politikani francez Raphaël Glucksmann ka bërë bujë me deklaratat e tij, duke sugjeruar se SHBA duhet ta kthejë Statujën e Lirisë, pasi, sipas tij, vendi nën Trump nuk është më i denjë për këtë monument dhe vlerat që ai përfaqëson. Glucksmann, anëtar i Parlamentit Europian, tha “ktheni Statujën e Lirisë,” tha Glucksmann të dielën para mbështetësve të partisë së tij Public Place, të cilët e duartrokitën. “Jua dhuruam si një simbol, por me sa duket ju nuk e vlerësoni. Prandaj, do të ishte shumë më mirë këtu në shtëpinë tonë”.

Deklaratat e tij, që vinin si reagim ndaj politikave të imigracionit të Trump, u bënë virale, duke nxitur një përgjigje të ashpër nga Shtëpia e Bardhë të hënën. Zëdhënësja Karoline Leavitt u kundërpërgjigj duke thënë se Donald Trump “absolutisht nuk” do ta kthente statujën, e cila iu dhurua SHBA-së nga Franca pothuajse 140 vjet më parë. Ajo e quajti Glucksmann një politikan “të nivelit të ulët” dhe bëri një referencë ndaj Luftës së Dytë Botërore. “Këshilla ime për atë politikan të panjohur francez të nivelit të ulët është t’i kujtoj se është vetëm falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që francezët nuk flasin gjermanisht tani,” tha Leavitt. “Kështu që ata duhet të jenë shumë mirënjohës ndaj vendit tonë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close