LajmeMaqedoniTopLajm

Policia vë nën pranga kreatorin dhe administratorin i grupit “Javna Soba”

Prokurria Themelore Publike-Shkup gjatë ditës së djeshme deri tek Ministria për Punë të Brendshme ka dhënë urdhër për privimin nga liria të dy personave, kreatorit dhe administratorit të grupit “Javna Soba” në rrjetin social Telegram. Pas urdhrit policia ka vepruar menjëherë dhe personat e apostrofuar janë privuar nga liria.
Prokurori kompetent publik sot ka sjell vendim për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave, të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe distribuim të pornografisë së fëmijëve”.


Gjatë periudhës 19.012.2019 – 28.01.2020 dy të dyshuarit si themelues dhe moderator të g rupës, kanë qenë të obliguar që të kujdesen për përmbajtjen tekstuale dhe video që shpërndahen nga anëtarët e grupit. Por, ata me vetëdije kanë lejuar publikimin e materialeve komprometuese, përfshire edhe ata me fëmijë të moshës së mitur.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close