LajmeMaqedoniTopLajm

Një banorë nga Shipkovica bleu veturë me para fallso

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, ka ngritur padi penale kundër personit I.A. (45) nga Shipkovica e Tetovës dhe B.E. (48) nga Leshnica e Poshme e Tetovës deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë për shkak të dyshimit se të njëjtit kishin kryer vepër penale “falsifikim të parave” që është e dënueshme në bazë të nenit 268, paragrafi 2 i Kodit Penal.

“Personi i raportuar I.A. dyshohet se në shtator të vitit të kaluar nga B.E. Ka blerë një veturë “BMW” dhe të njëjtën e kishte paguar me 4500 euro të falsifikuara, kurse personi B.E., megjithëse e kishte ditur që kartëmonedhat ishin të falsifikuara, nuk i kishte raportuar ato dhe në disa raste ishte përpjekur që t’i hidhte në treg”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close