
Dy ekipe të përbërë nga 5 persona të formuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Turqisë kanë mbërritur në Shqipëri dhe në Kosovë me qëllim për të dhënë mbështetje në punimet për të kapur Faruk Fatih Özer, themeluesin dhe drejtuesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se vazhdon hetimi i filluar pas pretendimeve se shumë persona ranë viktima për shkak të mos sigurimit të qasjes në faqen e internetit të kompanisë.
Njoftohet se edhe policia turke jep mbështetje për punimet që kanë filluar për kapjen e Faruk Fatih Özer, themeluesin dhe drejtuesin e Thodex për të cilin është përcaktuar se është arratisur në Shqipëri dhe që ndaj tij Interpol ka lëshuar një njoftim të kuq.
Në këtë kuadër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Turqisë formoi dy ekipe me nga 5 persona të cilët kanë filluar punimet pas mbërritjes së tyre në Shqipëri dhe Kosovë.
Ngjarja në kuadrin e hetimit
Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu, më parë ka deklaruar konfiskimin e 31 milionë lirave turke (rreth 3.723.000 dollarë) në tre llogari të ndryshme të Özer në bankat e Turqisë dhe se kanë konfirmuar që ai ka pasur me vete rreth 290 mijë dollarë gjatë ikjes në Shqipëri.
Në kuadrin e hetimit deri më sot janë arrestuar 69 persona, përfshirë Güven Özer, vëllain e madh të Özer si dhe motrën e tij Serap Özer.
Ndërkohë vazhdojnë punimet për kapjen të edhe 11 të dyshuarve të tjerë në arrati përfshirë edhe Özer.



