LajmeRajon

Policia hap rast për sulm ndaj Albin Kurtit në Skenderaj

Policia e Kosovës ka hapur rast për sulm ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas vizitës së tij para dy ditëve në Skenderaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 18:30, është raportuar se një person është fyer dhe sulmuar me gjësende nga disa persona.

Në lidhje me rastin, njësitet policore kanë identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit për këtë rast dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Para dy ditëve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar Komunën e Skenderajt, por atje nuk u prit mirë nga disa qytetarë.

Në një video që KALLXO.com ka siguruar dëgjohen qytetarë duke thirrur “Thaçi, Thaçi”, “UÇK, UÇK”.

Ndërsa, në një video-incizim tjetër dëgjohen sharje nga disa persona në drejtim të Kurtit.

Rasti ndodhi në sheshin e Skenderajt, përkatësisht përballë zyrës së degës së PDK-së, teksa Kurti po hynte në një kafiteri afër.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close