LajmeSport

Botërori 2026/ Një tjetër risi e FIFA, unaza festive për kampionët si në sportet amerikane

Të dielën e 19 korrikut në New York, Spanja dhe Argjentina do të përballen mes tyre për titullin e Kampionit të Botës pasi i shkuan deri në fund këtij turneu të gjatë dhe të lodhshëm. Por në lojë nuk do të jetë vetëm Kupa e Botës, por për herë të parë në një edicion të Kupës së Botës, FIFA do t’iu shpërndajë fituesve unaza festive përvec medaljeve të arta.

Dhe e gjithë kjo është në linjë me traditën ikonike amerikane. Çdo unazë do të jetë pjesë e një edicioni shumë të limituar me vetëm 2026 copë, një homazh ky direkt për vitin e turneut. Nga këto 30 unaza do t’i jepen skuadrës fituese ndërsa 1996 unazat e tjera do të vihen në dispozicion të tifozëve të të gjithë botës si produkt zyrtar me licencën e FIFA duke iu ofruar mbështetësve të zotërojnë një pjesë unike të historisë së Kupës së Botës 2026.

Imazhi i trofeut dhe emri i skuadrës fituese

Related Articles

Back to top button
Close
Close