KronikLajmeMaqedoniRajon

Policia greke gjeti 600 dokumente bosh të falsifikuara – arrestohen dhe dënohen dy maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë u arrestuan në Greqi dhe më pas u dënuan me burg, pasi policia greke u gjeti 599 dokumente bosh të falsifikuara të premten gjatë kontrollit në pikën kufitare të Dojranit.

Policia greke tha se dy personat u arrestuan pasi u kontrolluan me hyrjen në Greqi ku u gjetën gjithsej 440 dokumente bosh (kartë identiteti, patentë shoferi, leje qëndrimi) nga vende të ndryshme të Europës të fshehura në xhaketë, të cilat më pas janë konfiskuar.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e automjetit janë gjetur edhe 159 dokumente të tjera bosh, të cilat gjithashtu janë sekuestruar.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA raportoi se Gjykata Penale në Kukush i shpalli fajtorë të dy të arrestuarit për falsifikim dhe komplot për përfitime ekonomike dhe i dënoi me pesë vjet burg.

Sipas ANA-MPA, dy të akuzuarit nuk kanë bërë të ditur detaje nga aktivitetet e tyre gjatë seancës dhe janë mbrojtur duke heshtur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close