LajmeMaqedoni

55 vjet nga krijimi i Ministrisë së Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme feston sot 55 vjetorin e ekzistencës së saj.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me rastin e Ditës së Ministrisë së Punëve të Jashtme do të mbajë konferencë për media, të cilën dje e ka shënuar edhe klubi diplomatik nga Shkupi. Dita e Diplomacisë Maqedonase me mbjellje pemësh para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vizitë në Muzeun Memorial ASNOM në Pelincë.

Diplomacia maqedonase fillimet e saj i ka në Byronë për Marrëdhënie me Jashtë e themeluar në vitin 1969. Republika e Maqedonisë kishte diplomatët e saj që punonin në diplomacinë jugosllave në Beograddhe jashtë vendit, si dhe në autoritetin republikan për marrëdhëniet me jashtë. Në vitin 1991 ky organ u shndërrua në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme kryen punët lidhur me punët e jashtme dhe politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme diplomatike të kësaj ministrie ishte kryesimi i OSBE-së, i cili u shënua vitin e kaluar 2023, kur vendi ynë priti Samitin e OSBE-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close