LajmeMaqedoni

Lindi një foshnjë e re në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, një deve me dy gunga

Kopshti Zoologjik i Shkupit ka njoftuar për beben më të re e cila i është bashkuar kopshtit zoologjik.

“Në familjen e deveve me dy gunga Bactriane, ne kemi bebe të vogël, këtë vajzë të adhurueshme, e cila është fëmija i dytë i Karlo dhe Mirai. U lind më 3 prill dhe pas një karantine të shkurtër me nënën e saj, tashmë po shijon ditët me diell të pranverës. Qoftë gjallë dhe e shëndetshme”, kanë shkruar nga Kopshti Zoologjik i Shkupit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close