LajmeMaqedoniTopLajm

Policia e Tetovës në aksion konfiskon 22 vetura gjatë ditës së sotme

Pasi hynë në fuqi ndryshimet në Ligjin për sigurinë e trafikut rrugor në dhjetor për shkak të regjistrimit të skaduar në rajonin e Tetovës, policia ka konfiskuar 22 automjete, njofton SPB Tetovë.

“Automjetet konfiskohen për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se gjashtë muaj. Gjithsej 22 automjete janë konfiskuar përkohësisht në rajonin e Tetovës, si dhe një automjet për shkak të zhurmës. Automjetet do të mbahen për 90 ditë, ndërsa për pronarët e tyre do të ngrihen kallëzime”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga dje në orën 20:00 deri në orën 2:00 pas mesnate, gjatë një kontrolli për ngarje nën ndikimin e alkoolit, pesë shoferë u përjashtuan nga trafiku, u janë marrë përkohësisht patentat e shoferit dhe u janë përgatitur kallëzime përkatëse. Gjatë kontrollit, janë shqiptuar gjoba edhe për 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close