LajmeMaqedoniTopLajm

Maqedonia prej sot me çmime të reja të derivateve kështu vendosi KRE

Çmimet e benzinave prej sonte në mesnatë do të rriten për 1,5 denarë për një litër, ndërsa derivatet dizel do të shtrenjtohen për një denar, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE).

Me këtë vendim bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,76 për qind.

Çmimet në pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,5 denarë për një litër dhe do të jenë 62,5, respektivisht 64,5 denarë. Çmimet në pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë (EL1) rriten për një denar, ashtu që EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 53, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-11) për 42 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së, për 1,448 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 32,884 denarë.

Si shkak për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i potencojnë çmimet e rritura referente në tregun botëror gjatë shtatë ditëve të kaluara dhe atë te benzina mesatarisht për reth 5,317 për qind dhe te dizeli për rreth 5,308 për qind, si dhe për 0,666 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close