LajmeMaqedoni

Policia e RMV-së ka arrestuar edhe një tjetër të dyshuar për tentim vrasjen e vitit të kaluar

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 25 vjeçar nga Haraçina nën dyshimet për tentim-vrasjen e vitit të kaluar, vepër e dënueshme në bazë të Kodit Penal.

“Më 05.10.2024 në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, B.B. nga Shkupi ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të А.B. nga Shkupi dhe i ka shkaktuar plagë nga arma e zjarrit, ku më pas B.Z. i ka mundësuar të largohet nga vendi i ngjarjes me automjet”, raportoi Policia.

Më 1 nëntor të vitit të kaluar ishte caktuar kallëzim penal ndaj B.B. nga Shkupi dhe 25 vjeçarit B.Z. nga Mojanca e Haraçinës, por për shkak mungesës, ndaj këtij të fundit ishte caktuar masa e paraburgimit.

I arrestuari fillimisht i ishte shmangur urdhrit të Policisë për t’u ndalur, duke shkaktuar pastaj një aksident në autostradë. Pas aksidentit, ai ishte kapur nga policia dhe ishte dërguar në Burgun e Shkupit për paraburgim.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close