LajmeMaqedoni

Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi 45 vjeçarin e dënuar me 20 vjet burg

I dënuari me 20 vjet burg, u arrestua në Shkup nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Në momentin e arrestimit, te ai ishin gjetur dokumente udhëtimi kroat të falsifikuar, letërnjoftim dhe patentë shofer.

“Nëpunës policorë nga Ekipi Operativ për Ndjekje pranë  SPB Shkup kanë privuar nga liria personin  D.B. (45) nga Shkupi, i cili me urdhërarrest qendror kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 vitesh”, raportoi Policia.

Ai është i dënuar me 20 vjet për “vjedhje”, vepër penale e dënueshme në bazë të nenit 235, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close