LajmeRajon

Policia e Kosovës e gatshme të jetë anëtare e INTERPOL-it

Policia e Kosovës është e gatshme të jetë anëtarë e INTERPOL-it dhe i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme, por kërkesa për aplikim në INTERPOL varet nga Qeveria e Kosovës.

Kështu tha Besnik Sallahu, Drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e Zbatimit të Ligjit, ILECU/NJBNZL në Policinë e Kosovës në takimin e organizuar nga EULEX me temën e “bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe pse është̈ i rëndësishëm ai”.

Ndërsa, sa i takon bashkëpunimit ndërkombëtar ai tha se Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitet teknike dhe ligjore në këtë aspekt.

Sallahu tha se bashkëpunimi policor me pesë vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës është i mirë.

Udhëheqësi i Ekipit të Njësisë së EULEX-it për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, Vinicio Ceola, tha se EULEX është 24 orë në dispozicion të shkëmbimit të informatave me Policinë e Kosovës.

Ndërkohë që ka theksuar se EULEX vazhdon të jetë i përkushtuar që të mbështes dhe të rris bashkëpunim me Policinë e Kosovës për një Kosovë të sigurt dhe BE të sigurt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close