LajmeMaqedoniTopLajm

Pocesta; Ta duash Dibrën me pastërti është obligim moral i gjithësecilit

Kandidati për kryetar komune të Dibrës nga ASH-AAA, Bekim Pocesta përmes një postimi në facebook ka shkruar se ta duash Dibrën me pastërti është detyrim moral i gjithsecilit nga ne.  Një  shenjë falenderimi  shkon ndaj përkrahësve të tij e votuesve të cilët e mbështetën në zgjedhjet e fundit lokale.

Postimi i plotë:

Ta duash Dibrën me pastërti është detyrim moral i gjithsecilit nga ne. Unë jam krenar për këto dhe ato 4147 zemra që me dashurinë më të madhe, të lirë treguan se sa nevojë ka ky qytet për ndryshim.

Betejat tona vazhdojnë deri në momentin që qytetarët ta dinë të vërtetën. Nëse dikush është krenar me vjedhjen ne jemi krenar që jemi përball krimit në të mirë të Dibrës.

Dibra mbi gjithçka!

“Askush nuk është më i skllaveruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë .” Gj. Fishta!- ka përfunduar postimin e tij Bekim Pocesta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close