
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin e sotëm në TV Shenja është pyetur se pse ASH-ja nuk u shkri në BDI. Ai theksoi se kjo nuk do të ndodhë kurë pasi ASH-ja dhe BDI-ja janë pole të ndryshme dhe që ASH-ja të shkrihet në BDI nuk do të ndodhë kurë deri sa ai të jetë në ASH, shkruan Top24
Taravari më tej shtoi se Aleanca për Shqiptarët është derivat i Partisë Demokratike Shqiptare ndërsa partitë e VLEN-it që janë sot janë derivate të BDI-së.



