LajmeMaqedoniTopLajm

Pjesëmarrja e Delegacionit në AP të NATO-s në Sesionin Vjetor të 70-të në Montreal, Kanada

Në Sesionin Vjetor të 70-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet nga 22-25 nëntor 2024 në Montreal, Kanada, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Dragan Kovaçki, shef i Delegacionit dhe deputetët Bekim Sali dhe Sllavjanka Petrovska, anëtarë të Delegacionit, informoi pres shërbimi i Kuvendit.

Seancës plenare i ka paraprirë mbajtja e komiteteve të përhershme të kësaj asambleje, në rendin e ditës të të cilave janë shqyrtuar më shumë raporte dhe propozim-deklarata për miratim në seancë.

Parlamentarët e konfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe nevojën për ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare, si dhe të drejtën për vetëmbrojtje legjitime, në përputhje me parimet e Kombeve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë, u mbështet përshtatja aktuale e NATO-s sipas sfidave të reja strategjike, me thirrje për vendet që t’i rrisin shpenzimet e mbrojtjes mbi 2% të BPV-së për kontribut më të mirë në mbrojtjen kolektive.

“Sa i përket lidhshmërisë në rritje të fuqive autokratike në mbarë botën, veçanërisht Rusisë, Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Bjellorusisë, dhe strategjive të tyre për të minuar vlerat demokratike, ekzistonte vetëm qëndrimi për intensifikimin e veprimit dhe avancimin e aktiviteteve të përbashkëta të vendeve të Aleancës, me qëllim të përballimit më të mirë të këtyre kërcënimeve ndaj shoqërive dhe qytetarëve modernë.

Në këtë kontekst, anëtarëve iu kërkua gjithashtu që t’i zbatojnë plotësisht sanksionet ekzistuese dhe dytësore dhe të ushtrojnë kontroll më të madh mbi eksportin e teknologjisë ushtarake. Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe i Detit të Zi, si dhe jugu global, u zbuluan si pika të mundshme të destabilizimit dhe ndikimesh të jashtme nga palët e treta dhe për këto arsye u arrit pëlqimi për të forcuar mbështetjen e NATO-s përmes aktiviteteve të përbashkëta me këto vende.

Deputetët e përshëndetën avancimin e bashkëpunimit me partnerët e Aleancës që ndajnë vlera të përbashkëta dhe përfshirjen e tyre më të madhe në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, thonë nga Kuvendi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close