OpinionShendetiTopLajm

“Pfizer” dhe “BioNTech” aplikojnë për autorizimin e vaksinës

Firma amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech kanë kërkuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA një autorizim emergjent të përdorimit të vaksinës së tyre të koronavirusit.

Kjo është vaksina e parë kundër Covid-19 që kërkon një miratim në Shtetet e Bashkuara.

Vetëm pak orë pas regjistrimit të aplikimit, FDA tha se ka planifikuar një takim të panelit të saj këshillimor të jashtëm në datën 10 Dhjetor për të diskutuar për autorizimin e vaksinës së Pfizer dhe BioNTech dhe përdorimit emergjent të saj.

“FDA pranon që transparenca dhe dialogu janë thelbësore që publiku të ketë besim në vaksinat Covid-19. Unë dua të siguroj popullin amerikan se procesi i FDA dhe vlerësimi i të dhënave për një vaksinë potenciale Covid-19 do të jetë aq i hapur dhe transparente sa të jetë e mundur”.

Procesi pritet të zgjasë disa javë nga momenti i aplikimit teksa synimi kryesor i prodhuesve të vaksinës është që ajo të jetë e disponueshme për përdorim në Shtetet e Bashkuara nga mesi deri në fund të Dhjetorit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close