BotaLajme

“Përplasje” në ajër, dalin pamjet: Su 30-tat rusë ndjekin avionin luftarak amerikan!

Dy avionë luftarakë rusë Su 30 kanë ndjekur në ajër një avion zbulimi Poseidon të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi, duke e detyruar të largohet nga zonat kufitare të vendit.

Videoja e incidentit u publikua nga ministria ruse e mbrojtjes. Sipas kësaj të fundit, avionët Sukhoi u lëshuan pasi radari pikasi një objektiv që poi afrohej zonës ajrore ruse. “Ekipet ruse e identifikuan avionin si një Boeing P-8 Poseidon dhe fluturuan pranë tij mbi Detin e Zi”, thuhet në deklaratë.

I prezantuar në 2013-tën, Poseidoni është një avion i përdorur prej marinës amerikane për operacione ushtarake kundër anijeve por edhe nëndetëseve, ndërsa është i pajisur me raketat e famshme Harpoon. Su-30-ta nga ana tjetër është krenaria e forcave ruse; super i manovrueshëm dhe me epërsi në ajër, ai është ndërtuar nga prodhuesi i famshëm rus Sukhoi.

Rajoni i Detit të Zi është duke përjetuar aktualisht një aktivitet të shtuar ushtarak për shkak të stërvitjes shumëkombëshe të NATO-s, “Flladi i Detit”. Në këto manovra në shkallë të gjerë, ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Ukraina si dhe disa vende europiane, marrin pjesë 40 luftanije, 30 avionë dhe 4.000 vetë personel ushtarak.

Related Articles

Back to top button
Close
Close