BotaLajme

Pekini në alarm, aeroplanmbajtësja gjigante britanike drejt Detit të Kinës Jugore!

HMS Queen Elizabeth, aeroplanmbajtësja më e madhe e flotës britanike dhe anijet shoqëruese të saj, kaluan kanalin e Suezit e tashmë ndodhen në Detin e Kuq.

Kalimi nëpër këtë kanal ishte pjesë e udhëtimit 28 javor të saj, i cili është dhe i pari për gjigantin britanik, që shoqërohet nga avionë të Royal Air Force si dhe F 35 amerikane. Në grupin shoqërues bëjnë pjesë edhe dy luftanije tip 45, dy frigata tip 23 dhe dy mjete detare mbështetëse, përfshirë HMS Defender dhe fregatën holandeze HNLMS Evertsen, të përfshira që të dyja së fundi në përplasje me anijet ruse në Detin e Zi.

Hyrja në Detin e Kuq përbën fazën e dytë të zhvendosjes që nisi në 22 maj dhe do ta çojë aeroplanmbajtësen britanik në Oqeanin Paqësor përmes Detit të Kinës Jugore. Në 22 qershor, një skuadrilje e forcave ajrore britanike, “The Dambusters” dhe The “Wake Island Avengers” të marinës amerikane, fluturuan në mbështetje të një operacioni kundër Isis-it, duke shënuar të parën herë që prej vitit 2010 që ndërmerren misione luftarake nga një aeroplanmbajtëse britanike.

Tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë shtuar ndjeshëm së fundi. Fuqia ekonomike i jep Kinës ndikim më të madh gjeopolitik dhe nën udhëheqësin Xi Jinping është e qartë se Pekini synon të zërë vendin e Amerikës për të diktuar vizionin e saj për rendin botëror.

Top Channel

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close