LajmeRajon

PËRPLASET ISA MUSTAFA ME ANËTARËT E KABINETIT TË VJOSA OSMANIT

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Duke qenë se flamuri dardan, ishte simbol i liderit historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, është kreu aktual i saj Isa Mustafa, i cili këtë veprim të Vjosa Osmanit e cilëson gënjeshtër folklorike.

”Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendrës së djathtë-konservatore. Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta. VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane. Është një gënjeshtër folklorike!”, ka thënë Mustafa.

Ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar Faton Peci, shef stafi në Presidencë.

“Është komplet jo relevante se çfarë thotë Isa Mustafa për ne. Koha kur mendimi i tij ka pas ndonjë peshë, tashme i takon të kaluarës”, ka shkruar ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close