
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Përparim Gruda është përplasur me kryekuvendaren, Albulena Haxhiun.
Nga foltorja ai i është drejtuar me një varg pyetjesh Haxhiut, teksa kjo e fundit i ka kërkuar t’i drejtohet popullit e jo asaj, transmeton IndeksOnline.
“E sfidojë cdo kënd prej kabinetit qeveritar, prej juristëve që na shikojnë nëse gjejnë një vend në të cilin kontrolli paraprak i amendamenteve kushtetuese sic është në rastin tonë, bëhet sot dhe miratimi thirret të bëhet pas një dekade e tutje, unë nuk dalë ma me fol në këtë Kuvend për ligj”, tha Gruda.



