LajmeMaqedoniTopLajm

Përpëlsje e madhe te FG-BDI, nuk marrim pjesë në organizimin e Musa Xhaferit, jemi me Ali Ahmetin

Ka nisur përplasje e madhe në FG-BDI pas paralajmërive të dy tubimeve me gratë e BDI-së në të njetën kohë në të njejtën ditë në të njejtën orë. Njëri organizohet nga Mukadese Ajdari në krye me Musa Xhaferin e tjetri takim me gratë e BDI-së organizon Ali Ahmeti në Tetovë.

Siç ka mësuar Top24, anëtarët e Forumit të Gruas nuk pajtohen që të marrin pjesë në tubimin ku nuk ka dorë Ali Ahmeti, e as që organizon Ali Ahmeti, ata ia kanë tërhequr vërejtjen Mukadesa Ajdarit që të anulojë takimin pasi në të njejtën ditë mban Ali Ahmeti në Tetovë me gratë e BDI-së. Një anëtare e FG-BDI-së i ka dhënë propozim Mukadese Ajdarit që të anulojë pasi FG-BDI do të del qesharak dhe nuk dëshirojnë që të bëhen vegël e “grupit të zjarrit” në kurriz të tyre të shprehin paknaqësit e veta që i kanë “grupi i zjarrit”. “Ne e njohim vetëm Ali Ahmetin lider të BDI-së nuk e njohim Musa Xhaferin e as Izet Mexhitin” andaj hajde të bëhemi bashkë e të marrim pjesë te Ali Ahmeti” janë disa nga përplasjet mes forumit të gruas drejtuar Mukadese Ajdarit që është rreshtuar pas Musa Xhaferit duke ia kthyer shpinën Ali Ahmetit.

Nuk dihet ende nëse FG-BDI e organiuar nga Mukadese Ajdari do të marrin pjesë gratë pasi ajo është organizuar pa lejen e Ali Ahmetit por me propozim të Musa Xhaferit dhe Izet Mexhitit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close