Showbiz

Përflitet se ia rrahu vjehrrën, Dua Lipa e largon nga rrjetet sociale kolegun e saj, këngëtarin Zayn Malik

Vëllai dhe motra e Gigi Hadid, Bella dhe Anwar, e kanë hequr të dashurin e saj Zayn Malik nga lista e ndjekësve të tyre në rrjetet sociale, mes raportimeve se ai sulmoi fizikisht nënën e tyre Yolanda Hadid në një sherr javën e kaluar – akuza që ylli i ka mohuar me vendosmëri.

Familja e ngushtë ndërmori veprime në rrjetet sociale pasi thuhet se Yolanda po ‘mendon seriozisht’ ngritjen e një akuze penale kundër ish-këngëtarit të “One Direction”, thuhet sipas tabloidit TMZ.

Aleanca Hadid erdhi menjëherë pasi motra e Zayn, Waliyha, hodhi mbështetjen e saj për të vëllain dhe paralajmëroi se ‘karma (hakmarrja) vjen pas të gjithëve’ në një seri postimesh të thumbuese në rrjetet sociale – duke shtuar se ylli është ‘shumë i dashur’ nga familja e tij, shkruan DailyMail.

Kontrollet në Instagram tregojnë se modeli Anwar Hadid dhe mora e tij, Bella, nuk e kanë më Zayn në listën e miqve të tyre që ndjekin në instagramit. Ndërsa e dashura e Anwarit, artistja shqiptare Dua Lipa, gjithashtu nuk e ndjek më Zayn në Instagram.

Dua Lipa nuk ndjek më Zayn Malik në Instagram (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Dua dhe Zayn përveçse njëri nuse e tjetri dhëndër të familjes Hadid, janë të njohur edhe si kolegë, pasi për vite të tëra ata shquhen si ndër muzikantët më të spikatur në tregun britanik të muzikë dhe jo vetëm.

Megjithatë, e ngecur qartazi në mes, Gigi ende ndjek partnerin e sa, njëherësh babanë e vajzës së saj, Khai.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka qëndruar larg këtij konflikti, duke mos komentuar dramën në familjen e të dashurit të saj, megjithatë duket se respekti i saj për Zayn nuk ishte ai që kishte dikur.

Foto: Daily Mail

Njohja dhe ndjekja e tyre në rrjetet sociale vinte qysh para njohjes së tyre me familjen Hadid, kru Dua dhe Zayn ndanin pasioni ne përbashkët për muzikën, si dy kolegë të industrisë ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close