LajmeShowbiz

“Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë”/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit kundrejt familjes Kasapi

Pas deklaratës së fundit të këngëtarit Labinot Tahiri për ndihmesën kundrejt familjes së të ndjerit Shpat Kasapit shumë reagime u postuan në rrjete sociale.

Deklarata u pasua nga aktori Rezart Veleshnja përmes një postimi në InstaStory ku ai bëri të ditur se ka qenë vazhdimisht në kontakt me familjen e artistit, duke cituar se ata nuk kanë kërkuar asnjëherë ndihmë publike.

Ai është shprehur se për djalin e tij Roelin mbështetja duhet të ofrohet me dinjitet pa vendosur familjen në qendër të thirrjeve publike.

“Duke qenë vazhdimisht në kontakt me familjen e nderuar të tij, nënën  dhe vëllain jam në dijeni që fisnikëria e tyre nuk ndërmerr hapa të tillë, të kërkojë ndihmë publike”, shkruan aktori.

Related Articles

Back to top button
Close
Close