LajmeMaqedoniTopLajm

Përçarjet në Degën e Kërçovës, Lëvizja BESA del me sqarim: Tentativë për destabilizim

Përçarjet në degën e Kërçovës të Lëvizjes BESA kanë marrë hov pas vendimit të Kryesisë së Degës për të shkarkuar nga funksionet partiake deputeten Valbona Adili Emini, Bejtullah Eminin, dhe aktivistë të tjerë partiak.

“Për mosaktivitet dhe shkelje të statutit, shkarkohet kryetari i Degës, Agim Sadiku.
Nga kryesia shkarkohen dhe largohen Bejtulla Emini, Valbona Adili Emini dhe Rexhep Asani”, thuhet në kumtesën e Degës së Kërçovës.

Pas këtyre ngjarjeve ka ardhur reagimi zyrtar nga Lëvizja BESA duke e cilësuar këtë kumtesë si tentativë për destabilizim të procesit të bashkimit të VLEN-it.

“Sqarojmë opinionin publik se Dega e Lëvizjes BESA në Kërçovë, me kryetar Agim Sadikun, sekretar Rexhep Asanin, anëtarët e kryesisë Valbona Adili Emini dhe Bejtulla Eminin, si dhe anëtarësinë e saj, si të gjitha degët e tjera, i nënshtrohet moratoriumit të shpallur të aktiviteteve partiake me qëllim bashkimin e VLEN-it në një subjekt. Këto që shohim sot janë tentativa të motivuara nga jashtë për ta dëmtuar Lëvizjen BESA”, theksohet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Komunikata e plotë e Lëvizjes BESA
Sqarojmë opinionin publik se Dega e Lëvizjes BESA në Kërçovë, me kryetar Agim Sadikun, sekretar Rexhep Asanin, anëtarët e kryesisë Valbona Adili Emini dhe Bejtulla Eminin, si dhe anëtarësinë e saj, si të gjitha degët e tjera, i nënshtrohet moratoriumit të shpallur të aktiviteteve partiake me qëllim bashkimin e VLEN-it në një subjekt.
Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, në mbledhjen e 12 shkurtit 2026, shkarkoi kryesinë e partisë dhe autorizoi kryetarin Bilall Kasami që të vijojë bisedimet për bashkimin e VLEN-it. Në të njëjtën mbledhje, u shkarkua nga anëtari i Kuvendit Qendror edhe individi i nënshkruar sot në një kumtesë pa bazë juridike në emër të Degës së Kërçovës.
Këto që shohim sot janë tentativa të motivuara nga jashtë për ta dëmtuar Lëvizjen BESA dhe VLEN-in, përfshirë procesin e bashkimit të VLEN-it në një subjekt. Tentativa të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, por siç kanë dështuar gjithmonë, ashtu do të dështojnë edhe tani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close