LajmeMaqedoni

Bajram Rexhepi: Mobilizim i jashtzakonshëm në Çarshi të epërme, Besnik Islami zgjidhet kryetar nëndege

Kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi ka vazhduar me mobilizimin e jashtzakonshëm të nëndegëve në Tetovë, ku gjatë ditës së sotme qëndruan në lagjen “Qarshie e Epërme” ku me kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Besnik Islami, shkruan Top24

Me anëtarët e Çarshisë së Epërme!
Procesin e përforcimit dhe konsolidimit të strukturës dhe aktivitetit politik të BDI – Dega Tetovë e vazhdojmë me zgjedhjen e Besnik Islamit si kryetar të kësaj nëndege. Besniku është jurist i diplomuar dhe një qytetar shumë i respektuar në këtë lagje të vjetër dhe ikonike të Tetovës, i njohur për korrektësinë, afërsinë me qytetarët dhe përkushtimin e tij.
Ky proces organizimi është dëshmi se BDI po hyn në një fazë të re angazhimi dhe dinamike politike dhe shoqërore. Me njerëz të përgatitur, me integritet dhe me vullnet për të shërbyer, po ndërtojmë struktura më të forta dhe më funksionale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close