
Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Aliti, beson se themelimi i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike do t’i mundësojë shtetit të jetë më i përgatitur për sulme kibernetike, siç janë ato që po ndodhin në periudhën e fundit.
Megjithatë, siç theksoi ai në konferencën e sotme për media në Qeveri, themelimi i një Agjencie të tillë lidhet me procesin e riorganizimit të planifikuar për vitin 2024. Ai bën të ditur se për këtë ministria do të propozojë një projekt që synon të mundësojë sigurinë kibernetike për vitin e ardhshëm.
“Edhe pse ne edhe tani kemi softuer për siguri, megjithatë duam që kjo të institucionalizohet, pra të stimulojmë Agjenci Kibernetike vetëm për MSHIA dhe pastaj kur të kemi storje të suksesshme për të, ta zgjerojmë atë edhe për qeverinë dhe institucionet.”- deklaroi Admirim Haliti – Ministër i Administratës



