
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se masat janë ndërmarr me qëllim për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Ai tha se sistemi shëndetësor është i ngarkuar, ndërsa duke parë më herët se si është përkeqësuar situata për shkak të festave, kanë vendosur që të ndërmarrin masa me qëllim që të mos ketë valë të re të cilën sistemi shëndetësor nuk mund ta përballojë.
“Në shumë qytetet lakorja po barazohet. Në Shkup dhe në një pjesë të qyteteve po ulet. Ne dëshirojmë që të ndalojmë që të mos përkeqësohet situata për shkak festave që po vijnë. Një javë para fillimit të agjërimit, Pashkët janë para 1 maj, mendojmë se duhet restrikcione të tilla që të mos përjetojë kolaps sistemi shëndetësor”, tha Filipçe, përcjell SHENJA.



