BotaTopLajm

Për një javë, në Itali vaksinohen mbi 72 mijë persona kundër COVID-19

Nga 27 dhjetori i vitit të kaluar kur Italia u furnizua me vaksinën Pfizer Biotech, në këtë shtet janë vaksinuar 72 mijë persona.

Sipas marrëveshjes së kontraktuar me Bashkimin Europian çdo javë në këtë vend do të mbërrijnë rreth 470 mijë doza të kësaj vaksine.

E vetëm pak ditë nga nisja e fushatës së vaksinimit anti-Covid, Autoritetet shëndetësore italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare mbi numrin e personave të infektuar deri më sot.

Sipas grafikut të përditësuar deri në paraditen e datës 3 janar 2021 në Itali janë vaksinuar mbi 72 mijë persona me vaksinën Pfizer Biotech.

Sipas ndarjes gjinore janë mbi 42 mijë të vaksinuar femra e rreth 30 mijë meshkuj.

Numri më i lartë i të vaksinuarve, mbi 61 mijë janë punonjës të sistemit shëndetësor. Mbi 6 mijë të vaksinuar të tjerë janë punonjës në strukturat e asistencës për personat e moshuar e rreth 4500 janë të moshura që strehohen në strukturat rezidenciale të asistencës.

Numri më i lartë i të vaksinuarve është në grupmoshën nga 50- 59 vjeç e janë mbi 20 mijë, shkruan Ora Neës.

Pas tyre renditen të vaksinuarit në moshën nga 40-49 vjeç.

Deri më sot në Itali janë mbi 1300 të moshuar mbi moshën 90 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. E mbi 1700 janë të vaksinuar janë në moshën nga 80-89 vjeç.

Mes të vaksinuarve kundër pandemisë së koronavirusit në Itali janë dhe 106 të rinj të moshës nga 16-19 vjeç.

Sipas ndarjes territoriale rajoni i Lazios ka kryer deri më sot numrin më të lartë të vaksinave. Janë mbi 16 mijë persona të vaksinuar në këtë territor ndër mbi 45 mijë doza të marra në dorëzim nga autoritetet lokale.

Ndërsa rajoni i Lobmardisë, i cili është më i godituri nga pandemia, ka deri më sot një numër të ulët personash të vaksinuar, rreth 2440 ndër mbi 80 mijë doza që u janë dorëzuar autoriteteve shëndetësorelokale.

Sipas marrëveshjeve paraprake të kontratuara, gjatë javëve të ardhshme Italia pritet të marrë 40.38 milionë doza vaksinë nga kompania AstraZeneca, 53.84 milionë doza nga kompania Johnson&Johnson, 0.38 milionë doza nga Sanofi, 30.2 milionë doza nga CureVac e 10.7 milionë doza nga Moderna.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close