BotaLajme

‘Për herë të parë’ Ukraina rrëzon një aeroplan bombardues strategjik rus

Ukraina ka shënuar sukses në luftën e vazhdueshme me Rusinë duke rrëzuar së fundmi edhe një aeroplan bombardues strategjik ‘për herë të parë’.

Siç raportohet, bombarduesi Tu-22M3 është rrëzuar në rajonin jugor të Stavropolit të Rusisë, qindra kilometra larg nga territori i kontrolluar nga Ukraina.

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, ka njoftuar se Kievi ka shkatërruar bombarduesin i cili është në gjendje të mbajë raketa me rreze të gjata.

Kjo u mohua nga rusët të cilët thanë se bombarduesi u shkatërrua nga një defekt teknik.

“Për herë të parë, njësitë raketore kundërajrore të Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Inteligjencën e Mbrojtjes së Ukrainës, shkatërruan një bombardues strategjik me rreze të gjatë Tu-22M3 të përdorur nga terroristët rusë për të sulmuar qytetet e Ukrainës”, tha komandanti Oleshchuk.

Siç raportohet, i vdekur nga sulmi ndaj bombarduesit ka mbetur një nga pilotët e tij, ndërsa tre të tjerë kanë shpëtuar.

Ndryshe, ky lajm vjen pasi sulmit rus në rajonin e Dnipropetrovskit i cili vrau të paktën tetë persona dhe plagosi 25 të tjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close