LajmeMaqedoniTopLajm

Për herë të parë një president shqiptarë viziton Çashkëne pritet nga një kryetar shqiptar nga Suat Shaqiri

Kryetari i komunës së Çashkës, të ejten më 26.shkurt do të jetë nikoqir i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj duke shkruar historinë për këtë komunë shqiptare që për herë të parë udhëhiqet nga një shqiptar. Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri në një postim të tij shkruan se është një ngjarje historike për ne hera e parë që Komuna e Çashkës vizitohet nga një President, dhe këtë herë nga Presidenti i Shqipërisë. Një moment krenarie për çdo qytetar të popullit tonë, shkruan Top24

 

Një Moment Historik për Komunën e Çashkës 🇦🇱
Të dashur qytetarë,
Kam kënaqësinë e veçantë t’ju njoftoj se më 26.02.2026, Komuna jonë do të presë për vizitë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kjo është një ngjarje historike për ne hera e parë që Komuna e Çashkës vizitohet nga një President, dhe këtë herë nga Presidenti i Shqipërisë.
Një moment krenarie për çdo qytetar të popullit tonë!
Në Komunë do të kemi nderin ta presim Presidentin në ora 14:30-15:00.
Më pas, së bashku me Presidentin, do të vazhdojmë për vizitë në fshatin Jabollçisht i Epërm, ku do të kemi takim me qytetarët në ora 16:00-16:30.
Ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen dhe të jenë pjesë e këtij momenti historik për popullin tonë!
Le të tregojmë së bashku se populli i Çashkës është i bashkuar, krenar dhe i gatshëm të mirëpresë çdo vizitor të rëndësishëm.
Me respekt dhe mirënjohje,
Kryetari i Komunës së Çashkës

Related Articles

Back to top button
Close
Close