LajmeMaqedoniTopLajm

Për herë të parë në Tetovë fillon kultivimi i këpurdhave në QRAP”Mosha Pijade”

Për herë të parë në Tetovë ka filluar kultivimi i këpurdhave në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade”, shkruan Top24

“Ky aktivitet është pjesë e projektit „Shoqëria civile dhe të rinjtë për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm përmes ekonomisë qarkulluese në Maqedoni“, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga People in Need North Macedonia në partneritet me ARNO, LEAD dhe Ekovita”

☆ Ekovita në vizitë në QRAPT „Mosha Pijade“-Tetovë.
– Sot vizituam QRAPT „Mosha Pijade“- Tetovë, ku realizuam monitorimin e prodhimit të kërpudhave dhe diskutuam për hapat e radhës në zhvillimin e këtij aktiviteti praktik dhe edukativ.
Me kënaqësi të veçantë, nënshkruam marrëveshjen e donacionit me drejtorin e shkollës – edhe një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mësimit praktik dhe mbështetjes së të rinjve në përfitimin e njohurive dhe shkathtësive bashkëkohore.
Ky aktivitet është pjesë e projektit „Shoqëria civile dhe të rinjtë për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm përmes ekonomisë qarkulluese në Maqedoni“, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga People in Need North Macedonia në partneritet me ARNO, LEAD dhe Ekovita.
♻️ E dimë se e ardhmja qëndron te ekonomia qarkulluese! Vazhdojmë drejt nivelit të radhës – aktivitete të reja, projekte të reja dhe suksese të reja! Së bashku po krijojmë një gjeneratë që e di se e ardhmja është te bujqësia e qëndrueshme dhe praktikat inovative që e çojnë ekonominë përpara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close