
Dizeli nga sonte në mesnatë lirohet për gjysmë denarë për litër, ndërsa me të njëjtën shumë rritet çmimi i benzinave, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,27 për qind.
Çmimi i ri maksimal i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të arrijë 80 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 do të shitet për 84,5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 86,5 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për djegie (EL-1) nuk ndryshon dhe mbetet 79,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së, për 0,796 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 41,495 denarë. Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë ulje te benzinat mesatarisht për 0,243 për qind, te dizeli për 2,183, te ekstra vaji i lehtë për 1,907 dhe te mazuti për 4,388 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin sipas të cilit u formuan çmimet me llogaritjen paraprake është më i lartë për 1,5132 për qind.



